Lidhje

Festa e Halloweeen-it mbledh vizitorë të shumtë në objektet e frikës


Halloween-i është një festë popullore në Shtetet e Bashkuara. Faqja e internetit Hauntworld.com vlerëson se me këtë rast vizitohen me bileta më tepër se 4 mijë objekte, duke gjeneruar më tepër se një miliard dollarë. Në vazhdim ju njohim me një një tur që vizitorët kanë rastin të kryejnë në një pyll në Merilend, ku ata paguajnë për të përjetuar emocionet e një nate të frikshme.

Çorjentues…i frikshëm…shqetësues…i tillë është turi, gjatë të cilit vizitorët provojnë emocione të veçanta. Krijimi i këtyre ëndërrave të frikshme në kushte të sigurta është pjesë e punës së Paul Brubacher-it në pyllin e frikshëm Markoff në Dickerson të Merilendit.

Festa e Halloweeen-it mbledh vizitorë të shumtë në objektet e frikës
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:57 0:00

“Si amerikanë, ne jemi shumë me fat që në 99 për qind të rasteve, jetojmë në kushtet e një sigurie relative. Prandaj kemi nevojë për një lloj shtytjeje që të përjetojmë emocionet e momentit kur na ndjek dikush me sharrë elektrike…dhe për këtë pagojmë para”.- thotë Paul Brubacher, nënpresident i qendrës.

Sezoni zyrtar i tureve ëthë në tetor, por përgatitjet fillojnë më parë, kur më tepër se 200 aktorë dhe ekipi i organizatorëve grumbullohen për të filluar sezonin e ri të Halloween-it.

Pastaj fillon trajnimi i aktorëve për artin e” frikës.” Para se të erret, aktorët zgjedhin kostumet dhe objektet e duhura. Pastaj ulen një nga në karriken e makiazhit.

“Kemi rreth 120 artistë, të cilët ngjiten nëpër shkallë dhe u japim secilit prejtyre nga 5-10 minuta kohë për të bërë makiazhin.”- thotë Chris Knowles, artisti që bën makiazhin.

Shfaqja fillon dhe nuk merr fund, deri në momentin kur largohet klienti i fundit…

“Qëndrojmë në këmbë për 8 orë rresht, duke realizuar personazhin që ka na kanë caktuar, flasim gjatë gjithë kohës…”- thotë Kate, njëra nga aktoret.

Por aktorët thonë se përpjekja e tyre ja vlen, ngaqë krijon emocionin e frikës tek vizitorët.

“Kur je vetëm rreth 1 metër e 60 centimetra e gjatë, është shumë bukur të frikësosh burra të mëdhenj, gjigandë…”

Vizitorëve u pëlqen kjo shfaqje frike, kjo është arsyeja përse ata vijnë këtu vit pas viti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG