Lidhje

Arrestime në Shkodër nën dyshimet për trafik njerëzor


5 shtetas nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Tirana u arrestuan sot nga policia, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal që vepronte në trafikun e qenieve njerëzore.

Shkodër polica
Shkodër polica

Sipas policisë së Shkodrës, gjatë një hetimi disa mujor është vertetuar me prova se të arrestuarit për një periudhë të gjatë kanë ndihmuar shtetas të huaj nga vendet e treta, kryesisht sirianë, për të kaluar në rrugë të jashtëligjëshme, fillimisht në Mal të Zi e, më pas, drejt vendeve të BE-së.

Grupi kriminal u siguronte atyre pritjen, ambientet e akomodimit, si hotele dhe shtëpi banimi, si dhe transportin. Aktiviteti i këtij grupi kriminal ishte shtrirë në Greqi, Shqipëri dhe Mal të Zi, duke u shndërruar në një nga grupet me aktiviteti të gjërë në fushën e krimit të trafikut të qenieve njerëzore, thonë organet e rendit.

Megjithëse me ritme më të ulëta se vitet e mëparshme, trafiku i shtetasve të huaj, kryesisht nga Siria, ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Të paktën 150 shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në tentativë për të kaluar ilegalisht në drejtim të Malit të Zi, të ndihmuar nga përsona dhe grupe kriminale vendase, të cilët perdorin pikëkalimin kufitar të Hanit të Hotit dhe, më pak, atë të Muriqanit për të trafikuar viktimat e tyre.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore thuhet se Shqipëria vazhdon të jetë në grupin e dytë, ku janë të përfshira vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur ato.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG