Lidhje

Krimet e komunizmit dhe ndikimi në shoqërinë e sotme


Në Tiranë, Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit dhe disa institute të tjera studimore po zhvillojnë një konferencë ndërkombëtare mbi krimet e diktaturës komuniste. Studiuesit thanë se pasojat e këtyre krimeve ende ndihen në shoqërinë shqiptare, ku vazhdon indoktrimi dhe diskriminimi.

Krimet e komunizmit dhe ndikimi në shoqërinë e sotme
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00

Në Tiranë po zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me temë:“Të mohuar nga regjimi: burgjet, sistemi i internim-dëbimevedhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”.

Drejtuesja e AIDSSH, Genta Sula, tha se Autoriteti ka angazhuar një numër të madh studiuesish për të zbardhur krimet e regjimit komunist.

“Ende grupimet janë të ndara; nga një anë janë viktimat e dhunës shtetërore, të pambrojtura dhe të pasqaruara se si iu rrënua jeta e në anën tjetër janë pjesa indiferente apo që e shkaktoi dëmin, ndaj duhen kërkime shkencore, sepse mungesa e këtyre e ka bërë ndarjen aq të gjatë” - tha ajo.

Për realizimin e saj bashkëpunuan Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,Instituti i Historisë, Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dheInstituti për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë.

Studiuesit besojnë se zbulimi i krimeve të komunizmit ka mbi të gjitha një përmasë njerëzore, që lidhet me vlerësimin dhe mos harrimin e vuajtjeve të viktimave të diktaturës, e pastaj edhe nxjerrja e mësimeve për ditët e sotme nga ana tjetër janë edhe shkaktarët e këtyre vuajtjeve, tha studiuesi Çelo Hoxha, nëndrejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

“Kuvendi duhet të hapë rrugën zgjidhjes ligjore të këtyre dramave. Sepse aty ku ka të vrarë e viktima, aty ka edhe autorë të krimeve. Nuk ka krim pa autor. Nëse ne i mëshojmë më shumë dhimbjes së viktimave, thjesht u bëjmë qejfin këtyre, që të mos flasin më. Ne duhet t’u mëshojmë më shumë përgjegjësive ligjore të atyre pasojave. Diktatura komuniste ishte një krim shtetëror, që binte në kundërshtim edhe me vet ligjet e saj” - tha ai.

Shoqëria vazhdon të vuajë depresionin e asaj periudhe të komunizmit, në të gjithë përmasat, pohuan studiuesit, duke nisur nga indoktrimi dhe deri te diskriminimi.

Madje ka edhe shumë të vërteta të thjeshta si kampet e internimit, ku lindën dhe vuajtën aty pa faj e pa dënim shumë fëmijë të të dënuarve politkë.

Sipas një ankete të kohëve të fundit, një në tre shqiptarë të pyetur pohoi se i përkiste një familje, që ka përjetuar burg, internim apo shpronësim nga regjmi komunist.

Studimi i krimeve të komunizmit ende ka sfida të mëdha, protagonistët ende jetojnë, faktet janë fshehur dhe dokumentacione masive qëndrojnë të mbyllura dhe janë ende të pashfrytëzueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG