Lidhje

Interneti dhe planifikimi urban


Ndërhyrja masive në Facebook dhe ekspozimi i të dhënave të rreth 50 milionë përdoruesve javën e kaluar ka theksuar një nga problemet e vendosjen e të dhënave në botën e internetit. Planifikuesit e qyteteve ndajnë të njëjtat shqetësime, por ata po shikojnë gjithashtu, se si publikimi i të dhënave mund të jetë një nxitje e madhe për të ndihmuar zhvillimin e qyteteve të tyre.

Ky është kompleksi Canary Wharf në Londër. Në regjistrimet e kamerave televizive të vëzhgimit dhe të telefonave celularë ka një thesar informacionesh që planifikuesit e qytetit duan t’i shfrytëzojnë.

Fabio Duarte nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets i kupton arsyet, por ai gjithashtu pranon shqetësimet për privatësinë:

"Kush po i mbledh të dhënat dhe për çfarë arsye po përdoren ato? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër, në universitetin tonë ne mund të analizojmë këto të dhëna, për të parë se çfarë përfitimesh mund t'i sjellin ato qytetit?"

Por Duarte mendon se po hyjmë në një epokë kur të dhënat masive nuk vijnë vetëm nga njerëzit. Planifikuesit e qytetit mund të marrin të gjitha llojet e informacionit unik nga Google, për shembull dhe Treepedia, një sistem i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets që monitoron zonat e gjelbëra.

"Në Treepedia, ne grumbullojmë të dhëna të rrugët që ofrohen nga Google. Pra, makinat e kompanisë Google mbledhin imazhe nga më shumë se 400 qytete në mbarë botën dhe ne i hodhëm një vështrim këtyre të dhënave për të parë se çfarë mund të bëjmë me to?"

Të gjitha këto janë të dhëna anonime, siç i quan Fabio Duarte, por ato mund të jenë jashtëzakonisht të vlefshme.

"Tani ne mund të krahasojmë dhjetra qytete në mbarë botën dhe të shohim, bazuar në teknikat vizuale kompjuterike, se çfarë fshihet prapa imazheve të marra nga kompania Google. Për shembull, çfarë lloje pemësh ekzistojnë në zona të ndryshme. Pastaj, ne mund të bëjmë jo vetëm krahasimin e qyteteve por edhe informimin e planifikuesve urbanë mbi zonat e qyteteve që kanë nevojë për më shumë gjelbërim".

Dhe, ndërsa bota jonë bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur, Duarte pret një shtim të sasisë së të dhënave që vijnë nga burime "anonime", që do të lehtësonte shqetësimet mbi privatësinë.

"Shumë shpejt ne nuk do të monitorojmë komunikimin mes njerëzve, por komunikimin mes objekteve. Kjo është ajo që ne e quajmë Interneti i Sendeve. Pra, do të ketë një komunikim mes dritave të rrugëve, semaforëve dhe trotuareve. Këto të dhëna do të jenë anonime dhe do t’i përmirësojnë qytetet tona".

Informacioni mund të ndihmojë në zbutjen e problemeve si "trafikun i njerëzve" në stacionet e trenave, dhe të sjellë një epokë të artë të planifikimit të qyteteve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG