Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pret drejtuesit francezë, gjermanë dhe rusë të shtunën në një samit katër palësh në Stamboll mbi luftën civile siriane.
Samiti kërkon të fuqizojë një armëpushim mes rebelëve sirianë dhe forcave qeveritare të ndërmjetësuar nga Moska dhe Ankaraja.
Përpara mbledhjes, presidenti Erdogan zhvilloi diskutime private me presidentin rus Vladimir Putin dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Nuk u dhanë hollësi rreth diskutimeve në këto takime.
Një zëdhënës turk tha të premten se qëllimi i samitit është të qartësojë hapat e nevojshëm për të krijuar një zgjidhje politike për konfliktin e Sirisë.
Dy lojtarët e tjerë kryesorë në konfliktin e Sirisë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin, nuk po marrin pjesë në samit.
Facebook Forum