Një gjykatë në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditës një të dyshuari për përfshirje në luftën e Sirisë.
Në një njoftim të gjykatës thuhet se masa u caktua nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale "organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist", e dënueshme ne bazë të për ndalimin e bashkimit në konfliktet e armatosura jashtë vendit.
Në njoftim thuhet se "ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.D që nga muaji mars i vitit 2013, kishte shkuar nga Gjermania përmes rrugëve të ndryshme në Republikën Arabe të Sirisë dhe u është bashkuar organizatave të ndryshme, të shpallura si organizata terroriste nga ana e Kombeve të Bashkuara".
Por gjykata nuk dha më shumë hollësi për identitetin e të dyshuarit dhe as për rrethanat e arrestimit të tij.
Në pranverën e vitit 2015 parlamenti i Kosovës miratoi një ligj që parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës.
Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë thyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.
Rreth 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.
Rreth 60 veta kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme, ku sipas shifrave të përafërta zyrtare edhe më tej ndodhen 195 veta nga Kosova, një pjesë e mirë e të cilëve janë gra e fëmijë.
Facebook Forum