Lidhje

Pheniani kundër një traktati paqeje në këmbim të çnuklearizimit


Koreja e Veriut thotë se nuk do të heqë dorë nga programi i saj i armëve bërthamore në këmbim të një deklarate zyrtare për t'i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane.

Lufta trevjeçare që ndau veriun komunist dhe Korenë e Jugut të mbështetur nga SHBA, përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim, por jo me një traktat paqeje, duke i lënë palët teknikisht në gjendje lufte.

Ideja e një traktati formal paqeje është hedhur gjatë shkëmbimeve të fundit diplomatike midis Phenianit, Seulit dhe Uashingtonit që synojnë denuklearizimin e gadishullit Korean.

Por, SHBA kanë hedhur poshtë kërkesën e Veriut për një deklaratë zyrtare për heqjen e gjendjes së luftës para se regjimi koreanoverior të heqë dorë plotësisht nga programi i saj i armëve bërthamore.

Në një koment të martën, agjencia e zyrtare e lajmeve e Phenianit tha se një traktat formal paqeje "nuk mund të jetë thjesht një dhuratë e një njeriu për një tjetër."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG