Lidhje

Bill Cosby në burg, pas dënimit për sulm seksual


Aktori Bill Cosby, filloi dënimin prej 3-10 vjetësh në burg për drogimin dhe sulmin seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij, para 14 vjetësh. Dënimi nënkupton që ai nuk do të mund të kërkojë lehtësim të dënimit apo ta apelojë atë para tre vjetësh. Para vendimit, gjykatësi e klasifikoi Bill Cosby-n një "agresor të dhunshëm seksual".

81 vjeçari Cosby, që është ligjërisht i verbër dhe me shëndet të dobët, u ndalua menjëherë të martën pasi gjykatësi, Steven O'Neill shpalli dënimin në shtetin e Pensilvanisë.

Publicisti i tij lexoi një deklaratë të gruas së Cosbyt, që nuk ishte në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit.

Bill Cosby është i pari person i famshëm në këtë periudhë të lëvizjes #MeToo që dënohet që nga fillimi i saj, që ka sjellë si rezultat rrëzimin e shumë burrave me peshë në industrinë kinematografike, politikë dhe media, për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Andrea Constand është një nga mbi 60 gratë që kanë ngritur akuza të ngjashme ndaj Cosbyt, por e vetmja deri tani, akuzat e së cilës kanë sjellë si rezultat dënim.

"Jam shumë e lumtur që zoti Cosby do të shërbejë në burg, që është i prekshëm, ashtu siç na preku edhe ne, pa dëshirën tonë”, thotë Chelan Lasha, një nga akuzueset e tij.

“Shpresoj sinqerisht që të vuash. Nuk fal dot. Sepse e meriton që të ndjesh në çdo moment deri në fund të jetës tënde, atë që kemi ndjerë ne 63 gratë”, tha një tjetër akuzuese Sunni Welles.

Zëdhënësi Cosbyt, Andrew Wyatt tha pas dënimit të martën se ai ishe një nga udhëheqësit më të mëdhenj të lëvizjes për të drejta civile në Shtetet e Bashkuara dhe e quajti gjyqin si më “seksistin” dhe “racistin” në histori.

RJ Manuelian, një avokat mbrojtës për çështje penale tha se nuk habitet që Cosby u dërgua menjëherë në burg por shton se fama e tij në këtë rast, ishte një dizavantazh dhe ka një aspekt politik në këtë dënim.

“Aspekti politik është se po dërgohet mesazhi se askush nuk mund të dalë mbi ligjin, përfshirë Bill Cosbyn. Por po të mos ishte Bill Cosby, po të ishte një person i zakonshëm, nuk do të ekzistonte ky presion nga gjykatësi për të një dënim kaq të ashpër”, tha ai.

Dënimi i Cosbyt bën veçanërisht përshtypje, për shkak të reputacionit të një personi të nderuar që ai kishte krijuar. Personaliteti i tij kishte bërë që shumë ta njihnin si “babai i Amerikës” për rolin e tij si Dr. Cliff Huxtable në serinë televizive “Cosby

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG