Në Tiranë, seanca e parashikuar për dhënien e pretencës ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, dështoi pasi një nga të akuzuarit dhe avokati i tij nuk u paraqitën për motive shëndetësore, siç u deklarua në hapje të seancës
Procesi ka tërhequr një vëmendje të pazakontë, pasi javën e shkuar, zëvendësimi i prokurrit të çështjes, i larguar me një leje afatgjatë për arsye shëndetësore, trazoi Prokurorinë e krimeve të rënda.Një grup i madh prokurorësh refuzuan zëvendësimin e kolegut të tyre me short, gjë që pasoi në nisjen e një hetimi disiplinor ndaj tyre me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre prokurorë u transferuan jashtë Tiranës.
Sot në seancë akuza përfaqësohej nga drejtuesja e Krimeve të Rënda dhe tre prokurorë të tjerë, të cilët mungesën e të pandehurve e cilësuan të qëllimshme. Në një koment të sajin për Zërin e Amerikës, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh dje se mbështet “prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.
Jashtë godinës së Gjykatës, forca të shumta policore, përfshirë dhe njësitë speciale, kishin rrethuar të gjithë zonën, duke vendosur masa të rrepta sigurie.
Facebook Forum