Lidhje

SHBA bëjnë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 8 majit


SHBA bëjnë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 8 majit
SHBA bëjnë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 8 majit

SHBA ofroi sot një fond prej rreth 360 mijë dollarë për zgjedhjet vendore të 8 majit. Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu bëri të ditur se kjo ndihmë do të shkojnë tek organizatat e shoqërisë civile për të vëzhguar zgjedhjet, të cilët kanë krijuar tashmë një koalicion të vëzhguesve vendorë.

“Vëzhgimi është pjesa themelore e ditës së zgjedhjeve, dhe ndihmojnë që gjithkush të sigurohet nëse zgjedhjet ishin të besueshme, në përputhje me frymën dhe me gërmën e ligjit” , - tha ambasadori Arvizu. Sipas tij, fushata është e nevojshme si pjesë e procesit demokratik, dhe qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë premtimet e politikanëve dhe të marrin vendimet e tyre si duhet, sepse në SHBA shpesh thuhet se e gjithë politika është vendore.

“Këto zjedhje vendore janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Ne shpresojmë që të shohim konkurrencë dhe fushatë zgjedhore mes shumë partive, duke përfaqësuar pikëpamje të ndryshme. Çdo qytetar ka vetëm një votë, dhe çdo votë numërohet. Ky është mesazhi për këto votime; Vota juaj do të numërohet sepse ka vlerë, dhe Shqipëria do të ecë përpara, ndaj është e rëndësishme që të gjithë të përdorin të drejtën e tyre për të votuar” - tha ambasadori Arvizu.

Ambasadori amerikan tha se këto zgjedhje janë për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj janë kaq të rëndësishme dhe SHBA vendosën të japin fonde për to. Ambasadori Arvizu u bëri thirrje vëzhguesve vendas që ta merrnin përgjegjësinë e mbikëqyrjes së zgjedhjeve me seriozitet dhe me integritet. Ai tha se vëzhgimi është shumë i rëndësishëm që kushdo të sigurohet se zgjedhjet u kryen me sukses dhe se ato pasqyrojnë dëshirën e popullit shqiptar.

XS
SM
MD
LG