Lidhje

Maqedoni, Komisioneri Johannes Hahn bën thirrje për dalje në referendum


Komisioneri i BE-së Johannes Hahn në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Komisioneri i BE-së Johannes Hahn në Maqedoni

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili ishte në Shkup u bëri thirrje votuesve në Maqedoni që të vendosin vetë për të ardhmen e vendit të tyre dhe të votojnë në referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, më 30 shtator. Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka dëshmi për ndikimin rus në referendumin e pritshëm.

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn theksoi disa mesazhe të rëndësishme për votuesit dhe drejtuesit politik në Maqedoni në vigjilje të referendumit të 30 shtatorit. Ai porositi politikanët e atjeshëm se nuk është koha për lojëra politike.

“Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura dhe varet nga ju a do ta kapni këtë shans, ju vendosni për këtë”, tha komisioneri gjatë një konference për mediat me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Zoti Hahn tha se vendimi i qytetarëve të Maqedonisë, së cilës ai megjithatë i referohet me ish-republika Jugosllave e Maqedonisë, do të jetë i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë jo vetëm në rajon por edhe në Evropë. Ai la të kuptohej se do të dëshironte që së shpejti t’i drejtohej këtij vendi me Republika e Maqedonisë së Veriut, “por se vendimi u takon qytetarëve të tij”, përsëriti ai.

Ai tha se do të dëshironte që sa më shumë votues të dalin në referendum “sepse kjo paraqet sinjal për Bashkimin Evropian se njerëzit i shfrytëzojnë të drejtat demokratike dhe e kuptojnë se sa është me rëndësi të dilet në votime”.

“Më 30 shtator qytetarët tuaj do të kenë rastin unik për t’i dhënë formë të ardhmes së tyre; ky është një shans që jipet një herë në jetë për të bërë një zgjedhje që do të ketë ndikim jo vetëm për këtë gjeneratë por edhe për gjeneratën e ardhëshme, fëmijët, nipërit, madje edhe pët ata të cilët ende nuk janë lindur”, u shpreh zyrtari i lartë evropian.

“Kërkresa ime është e thjeshtë: informohuni dhe ushtroni të drejtën tuaj demokratike për të votuar dhe për të bërë që zëri juaj të dëgjohet. Është shteti juaj, e ardhmja e juaj dhe sëkëndëjmi zgjedhja e juaj e lirë. Çdo votë vlen”, shtoi Komisioneri Johannes Hahn.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas mohon të ketë njoftime të besueshme për tendencat e shtrirjes së ndikimit rus:

“Faktet flasin se ne nuk kemi dëshmi as argumente se Rusia ka ndonjë ndikim këtu për sa i përket referendumit. Është e saktë se Rusia nuk është e lumtur me zgjerimin e NATO-s këtu në Republikën e Maqedonisë. Ajo nuk ka asgjë kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjithë Ballkanin Perëndimor, por në përgjithësi është kundër zgjerimit të NATO-s me Maqedoninë dhe këtë e ka komentuar në mënyrë publike. Unë do të them se nuk ka alternativë për qytetarët e Maqedonisë përveç integrimit të plotë në NATO dhe në BE. Duam të ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet, përfshi edhe Federatën Ruse. Shpresojmë se të gjithë miqtë e Maqedonisë do të mundësojnë dhe shprehin respekt ndaj qytetarëve tanë duke u mundësuar atyre që të votojnë të lirë dhe për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike pa lejuar asnjë lloj ndikimi nga jashtë”, - u shpreh kryeministri Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se me 27 shtator fillon procesi i vlerësimit të reformave të zbatuara për legjislacionin e këtushëm, si në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe reformat në administratën publike dhe në shërbimet e kundërzbulimit, që kërkon Bashkimi Evropian, si kush për fillimin e bisedimeve në qershorin e 2019-s.

Ndërkohë, Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili mbërriti po të marten për vizitë në Shkup, tha se qeveritë e Shkupit dhe Athinës shënuan një hap historik pas njëzet e pesë vjetësh dhe se tash ndodhen para një shansi historik që problemi të zgjidhjet një herë e përgjithmonë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që më 30 shtator të dalin në qendrat e votimit dhe ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike në referendum.

Ministri gjerman tha se vitin e ardhshëm Maqedonia mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësin në Bashkimin Evropian.

“Ne, - tha ai, - jemi për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Ministri Maas shkoi në Shkup vetëm dhjetë ditë pas Kancelares Angela Merkel, në përpjekje për të bindur qytetarët e e këtij vendi që të dalin dhe të votojnë në referendum.

Shefi i diplomacisë gjermane pas Shkupit udhëton për në Athinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG