Lidhje

Trump, “shumë i kënaqur” me bisedimet bërthamore me Phenianin


Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai është "shumë i kënaqur" me ritmin e negociatave me Korenë e Veriut për t'i dhënë fund programit të Phenianit për armët bërthamore, duke iu kundërvënë njoftimeve të medias që thonë të kundërtën.

"Asnjë raketë nuk është lëshuar nga Koreja e Veriut në 9 muaj dhe nuk ka patur asnjë provë bërthamore. Japonia dhe të gjitha vendet në Azi janë të kënaqura", tha Presidenti Trump në një shkrim nië Twitter. "Por lajmet e rreme, pa më pyetur mua, (gjithmonë të bazuara në burime anonime), po thonë se unë jam i zemëruar sepse gjërat nuk po lëvizin me shpejtësi”.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1021380986452545537

Një ditë pas samitit të Singaporit muajin e kaluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un duke bërë thirrje për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean, Trump shkruajti në Twitter: "Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut".

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1006837823469735936

Por marrëveshja e tyre nuk përmbante hollësi mbi atë se kur Koreja e Veriut do ta braktiste programin e saj të armëve bërthamore ose kur do të mbyllte objektet ekzistuese bërthamore. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo u takua në Phenian kohët e fundit me zyrtarët e Koresë së Veriut për të diskutuar këtë çështje, por duket se është shënuar pak përparim. Disa diplomatë thonë se koreano-veriorët anuluan takimet dhe nuk kanë mbajtur në mënyrë të rregullt komunikimet bazë me Shtetet e Bashkaura.

Të hënën, Departamenti amerikan i Shtetit, Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare thanë: "Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të ndalë presionin" derisa Koreja e Veriut t’i jap fund programit të saj të armëve bërthamore.

Disa media kanë raportuar në ditët e fundit se Presidenti Trump i ka shprehur këshilltarëve pakënaqësinë e tij mbi ritmin e bisedimeve bërthamore me Korenë e Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG