Në Shqipëri sot u përkujtua 45 vjetori i revoltës së të dënuarve politik në burgun e Spaçit, një prej burgjeve më famëkeqe të diktaturës komuniste
Revolta e Spaçit përfaqëson një nga simbolet e spikatura të qëndresës antikomuniste, dhe përbën një nga ngjarjet që tronditën jo pak diktaturën. Ajo zgjati nga 21 maji deri me 23 maj të 1973 dhe u shtyp me dhunë. Katër prej të dënuarve të cilësuar si roganizatirët kryesorë u pushkatuan menjëherë ndërsa shumë të tjerë morën dënime të rënda.
Në fjalën e tij presidenti Ilir Meta theksoi se përvjetori i sotëm është "një ditë kujtese, por edhe reflektimi", duke shtuar se "përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës, ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Tragjeditë e së kaluarëstha ai - nëse harrohen, janë të destinuara të rikthehen në një formë apo mënyrë tjetër".
Edhe ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë, Romana Vlahutin u shpreh se "Spaçi duhet ruajtur si një vend kujtese në mënyrë që brezat e ardhshëm të mësojnë se çfarë ka ndodhur në këtë vend".
Ajo njoftoi se "BE ka nisur një projekt që është identifikimi i ADN-ës të personave të vrarë. Projekti kanisur në zonën e Dajtit dhe kjo do të bëhet në mënyrë që familjet të fillojnë të identifikojnë të dashurit e tyre sa më shpejt të jetë e mundur", theksoi ambasadorja Vlahutin.
Facebook Forum