Lidhje

Universiteti i Elbasanit, në pranga tre pedagogë


Në Shqipëri, Dekani i Fakutetit të Shkencave humane Albert Riska, drejtuesja e departamentit të Gazetarisë Elvira Lumi, dhe pedagogia Erjola Çalja, janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në korrupsion

Bashkë me ta, në pranga kanë përfunduar edhe katër persona të tjerë që mendohet se kryenin rolin e ndërmjetësit mes studentëve dhe pedagogëve, të cilët merrnin para në këmbim të notave kaluese. Hetimet e Prokurorisë së Elbasanit kishin nisur me inicitivën e saj që në muajin shtator të vitit të kaluar. Sipas njoftimit zyrtar “informacionet janë siguruar nga kryerja e veprimeve hetimore, përmes dhe metodave speciale si dhe nga procedime penale të ndryshme të regjistruara më parë në këtë prokurori”.

Menjëherë pasi u mëzua arrestimi, Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të tre pedagogëve deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG