Në Shqipëri, një tjetër anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, u shkarkua sot nga detyra në kuadër të procesit të riverësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi u njoftua nga trupa gjykuese e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas vlerësimit dhe të dokumentave shtesë që gjykatësja kishte paraqitur për të vërtuar pasuritë e saj. Komisioni kishte deklaruar më herë se nga verifikimet e thelluara, kishte vërejtur mospërputheje në deklarimet e pasurisë nga ana e gjyqtares dhe se ajo nuk justifikon burimin e të ardhurave. Po ashtu pikëpyetje ishin hedhur dhe ndaj lëvizjeve të saj jashtë vendit.
Në listën e pasurive të gjyqtares Xhoxhaj, që sipas Komisionit paraqesin problematikë, figuron një apartament në Tiranë, një sipërfaqe trualli në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit dhe një apartament i ngritur mbi këtë truall si dhe dy llogari bankare. Gjyqtarja Xhoxhaj dhe avokatja e saj kanë hedhur poshtë pretendimet e Komisionit.
Vendimi i sotëm shënon dhe paralizimin e Gjykatës Kushtetuese e cila praktikisht del jashtë funksionit, duke qenë se mbetet me vetëm 4 nga 9 anëtarë që e përbëjnë atë. Pak javë më parë u shkarkua dhe një tjetër gjykatës i saj.
Po sot një tjetër trupë gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerësoi pozitivisht, prokuroren e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, duke e konfirmuar atë në detyrë, pasi kaloi me sukses hetimin si lidhur me pasuritë ashtu dhe me aftësitë e saj profesionale dhe figurës morale.
Facebook Forum