Lidhje

Vjosa Mala në festivalin "The One" në Nju Jork


Vjosa Mala në festivalin "The One" në Nju Jork
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:31 0:00

Prej datës 23 deri në 29 prill në New Jork zhvillohet festivali “The One”, një platformë në të cilën interpretues të ndryshëm dhe krijues solistë kanë një mundësi për të shfaqur talentin e tyre. “The ONE Festival” u krijua në vitin 2006. Themeluese e fetivalit ishte një veterane e skenës së teatrit të Nju Jork-ut, e përfshirë në drejtimin dhe prodhimin e interpretimit solo teatror, prej vitit 1993. Festivali është kthyer në një vitrinë vjetore për zërat më emocionues dhe inovativë të intepretimit teatror solo në të gjithë botën, i cili zhvillohet në New York City. Në edicionin e 13 të tij merr pjesë dhe një artiste e talentuar nga Kosova Vjosa Mala. Ajo vjen me pjesën teatrale “Rozi’s Fate”, “Fati i Rozës” shkruar dhe intepretuar nga vetë ajo, me regji te Kreshnike Osmanit dhe muzikë të Arbër Krasniqit dhe koreografi të Driton Saqipit. Pjesa teatrale bazohet tek legjenda e njohur shqiptare mbi kështjellën e Rozafës, që flet rreth fatit të një gruaje dhe nëne të re, e zgjedhur për t'u sakrifikuar duke u varrosur në muret e kështjellës.

Vjosa Mala në festivalin "The One" në Nju Jork
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:31 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG