Në Shqipëri Këshilli i Lartë i Drejtësië vendosi sot të pezullojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Durrës Petrit Çeno dhe dy gjyqtarë të tjerë të po kësaj gjykate Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri
Vendimi u mor pasi Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kishte njoftuar pak ditë më parë Këshillin se të tre gjyqtarët ishin marrë si të pandehur, në vijim të hetimeve të nisura ndaj tyre që Janarin e vitit të kaluar.
Të tre gyqtarët dyshohen për korrupsion, pasi në vitin 2014 kanë udhëtuar drejt Spanjës për të ndjekur një ndeshje futbolli, me shpenzimet e një biznesmeni, Namik Sadiku, i cili ishte palë në një proces civil, të drejtuar prej tyre, lidhur me pronësinë e një resorti turistik në Durrës.
Madje nga hetimet rezulton se ata kanë udhëtuar së bashku me biznesmenin në fjalë, i cili kishte humbur gjyqin në shkallën e parë. Por më pas ai arriti të fitonte procesin në Apelin e Durrësit. Të tre gjyqtarët kanë hedhur poshtë akuzat se udhëtimi i tyre është paguar nga biznesmeni Sadiku.
Facebook Forum