Lidhje

Gjykata, 52 vite burg për grupin e Lazaratit


Në Shqipëri Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për 5 persona të akuzuar se organizonin kultivimin dhe trafikun e marijuanës nga Lazarati. Në total për të 5 të dënuarit u dhanë 52 vite burgim. Dënimi më i lartë u dha për Arbjon Alikon, 13 vite heqje lirie. Aliko, se bashku me të vëllain është ndërkohë pjesë e një procesi tjetër, atë për vrasjen në vitin 2014 të pjestarit të forcave speciale Ibrahim Basha, gjatë një operacioni në Lazarat.

Të 5 të dënuarit e sotëm, u arrestuan pas ndërhyrjes që policia realizoi në vitin 2014, në fshatin jugor, i cili deri në atë kohë konsiderohej si Republika e marijuanës, edhe për shkak se përpjekjet e mëparshme të forcave të Rendit për të hyrë në Lazarat kishin dështuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG