Perandori japonez Akihito u prit të martën me brohoritje nga mijëra dashamirës në Pallatin Perandorak me rastin e fillimit të Vitit të Ri.
84-vjeçari Akihito, i cili vitin e ardhshëm do t’i dorëzojë fronin djalit të tij, përshëndeti dashamirësit gjatë fjalimit të tij të përvitshëm në prani të Perandoreshës Michiko.
Të pranishëm ishin edhe Princi i kurorës Naruhito dhe gruaja e tij.
Fillimi i Vitit të Ri ofron një mundësi të rrallë për publikun japonez që të përshëndesë perandorin në territorin e pallatit të tij. Ngjarja e këtij viti pritej të tërhiqte edhe më shumë njerëz sesa zakonisht për shkak të largimit të pritshëm të perandorit për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.
Facebook Forum