Lidhje

Australi, tensione në një qendër refugjatësh


Më shumë se 600 azilkërkues refuzojnë të largohen nga një qendër refugjatësh që menaxhohet nga autoritet australiane, për shkak se frikësohen se mund të kthehen në objekt dhune nga banorët lokalë.

Të ndaluarit këmbëngulin të qëndrojnë në qendrën e ishullit Manus, që ndodhet në Papua të Guinesë së Re, pavarësisht planeve të zyrtarëve për të hequr ujin dhe energjinë elektrike në kompleks.

Një prej azilkërkuesve thotë se për të më e rëndësishme sesa uji e buka, është jeta.

Avokatët e qindra burrave që jetojnë në kamp kanë apeluar në Gjykatën e Lartë të Papua Guinesë së Re me qëllim nxjerrjen e një urdhri të përkohshëm për të parandaluar mbylljen e kampit.

Mbështetësit e azilkërkuesve zhvilluan sot një protestë në Sidnei, duke i kërkuar qeverisë t'i sjellë ata në Australi.

Zyrtarët e Papua Guinesë së Re thonë se të mërkurën qendra do të kalojë nën kontrollin e forcave të saj të mbrojtjes dhe kushdo që ndodhet aty do të konsiderohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme një baze ushtarake.

Australia planifikoi mbylljen e kampin Manus pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Papua Guinesë së Re që vlerësonte se qendra e paraburgimit shkelte të drejtat kushtetuese të burgosurve për liri.

Më shumë se 600 personave të mbetur në qendër u është ofruar opsioni i qëndrimit në Papua të Guinesë së Re, kthimi në atdhe ose vendosja në një vend të tretë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG