Lidhje

Angela Merkel dhe politika e jashme


Qendra Kërkimore Pew me bazë në Uashington, anketoi para ca kohësh njerëz në më shumë se 30 vende rreth mendimeve të tyre mbi udhëheqësit e botës. Kancelarja gjermane Angela Merkel kryesonte. Të anketuarit shprehnin më shumë besim tek ajo sesa te çdo udhëheqës tjetër.

Me Shtetet e Bashkuara që po bëhen më izolacioniste, Britaninë që është zhytur në grindje rreth Brexit dhe Francën e udhëhequr nga një president i ri i paprovuar, popullariteti i të cilit tashmë po bie, shumë njerëz e shohin zonjën Merkel, e cila të dielën siguroi një mandat të katërt - ndonëse partia e saj Bashkimi Kristian Demokrat fitoi më pak vende në parlament sesa në mandatin e kaluar - si udhëheqësen më të besueshme të Perëndimit.

Gazetat amerikane dhe evropiane e kanë quajtur atë "udhëheqësen e botës së lirë" për pjesën më të madhe të vitit 2017.

Por mbeten pyetje rreth asaj se si Kancelarja Merkel do të jetë aktive kur vjen puna te politika e jashtme në mandatin e saj të katërt - dhe se si ajo mund t'i përqaset sfidave të mëdha me të cilat përballet Gjermania dhe Evropa, duke përfshirë terrorin, luftën, krizat financiare dhe trazirat politike. Instinkti i shkencëtares së kthyer në politikane, është të kërkojë konsensus - por kjo është një gjë e vështirë për t'u bërë kur ballafaqohet me udhëheqës si Donald Trump i SHBA-së dhe Recep Tayyip Erdogan i Turqisë, të cilët e shohin diplomacinë si një lojë pa vlerë.

Më parë këtë vit, pas njoftimit të zotit Trump se ai do të tërhiqte SHBA-në nga pakti i ndryshimeve klimatike të Parisit, zonja Merkel këshilloi evropianët e tjerë se ata duhet të marrin fatin në duart e tyre. "Kohët në të cilat mund të mbështetemi plotësisht te të tjerët pothuasje kanë mbaruar ", u shpreh ajo.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG