“Njerëz në Amerikë”, është një serial me rrëfime të qytetarëve amerikanë nga pjesë të ndryshme të globit.
Ata rrëfejnë në vetën e parë dhe mund t’ju befasojnë me mendimet, filozofitë për jetën dhe mënyrën se si e përjetojnë demokracinë, lirinë e shprehjes dhe jetën në komunitet.
Çdo episod i këtij seriali u kushtohet njerëzve herë të zakonshëm, herë personalitete publike, por që gjithmonë kanë diçka për të treguar.
Në këtë episod do të flasim Anthony Fauci, i cili njihet ndryshe si “Doktori i Amerikës”. Për mbi 30 vjet si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ai ka dhënë një kontribut kundër sëmundjeve më kërcënuese infektive, si HIV, Ebola, etj.