Në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi njihen me dhjetëra forma të veshjeve popullore, disa prej të cilave kanë gjurmë tejet të lashta siç është xhubleta e Malësisë. Punonjëset e veshjeve popullore janë shumë të rralla dhe ato tregojnë rëndësinë e ruajtjes së kësaj mjeshtërie që transmeton kulturën e çmuar tradicionale.