Ish i burgosuri politik i rregjimit komunist, Bedri Blloshmi, paraqiti përpara bashkvuajtësve të tij të shoqatës së ish të burgosurve politikë të Shkodrës, librin e tij të fundit "Plumba në Ferr". Libri i kushtohet 15 ish të burgosurve në burgun famëkeq të Spaçit, që u pushkatuan, vranë apo vdiqën në galeritë e minierës.
Zoti Blloshmi apeloi për dokumentimin e krimeve të komunizmit, që e kaluara komuniste të mos rikthehet më në Shqipëri.