Mijëra qytetarë marshuan sot në Shkup në një protestë paqësore, dy muaj para zgjedhjeve të përgjithëshme. Demonstrata u organizua nga opozita Social Demokrate. Maqedonia është përfshirë në trazira politike që nga shkurti i vitit 2015 pas një skandali masiv përgjimi ku u zbulua monitorimi i bisedave të më shumë se 20 mijë njerëzve.