Lidhje

Përmbytjet në Jug dëmtojnë biznese të vogla


Në Fier dhe Vlorë reshje të mëdha sjellin probleme  dhe me energjinë

Reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur në Vlorë dhjetëra biznese të vogla duke sjellë probleme edhe në infrastrukturë.Një segment i rrugës që lidh Vlorën me Orikumin u bllokua nga rrëshqitja e dherave duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Sipas banorëve uji në disa zona kaloi një metër lartësi duke kthyer në disa lagje përmbytjet e kateve të poshtme të banesave dhe të dhjetëra makinave. Kryerja e punëve publike në qytet ka vështirësuar në disa zona tërheqjen e ujit. Reshjet e dendura në një kohë të shkurtër kanë sjellë probleme edhe në disa zona në Fier ku bizneset e vogla janë mbuluar nga uji në disa lagje të qytetit. Rrjeti shpërndarjes së energjisë njoftoi për ndërpreje të furnizimit me rrymë elektrike për shkak të difekteve dhe problemeve të përmbytjeve. Njësitë vendore janë gjetur të papërgatitura për të përballuar përmbytjet në disa zona në Jug. Sipas qytetarëve problemet e përsëritura dëshmojnë se institucionet përgjegjëse nuk ndërhyjnë në mirëmbajtjen e rrjeteve të kalizimeve që në shumë raste janë bllokuar nga ndërtimet pa kriter të viteve të fundit

XS
SM
MD
LG