Lidhje

Belgjika identifikon një të dyshuar të ri


Prokurorët belgë identifikuan dhe lëshuan urdhër arresti për një të dyshuar tjetër lidhur me sulmet e së martës në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion metroje të kryeqytetit belg.

Zyra e prokurorit federal tha sot në një deklaratë se kishte lëshuar një urdhër arresti për një person të identifikuar me emrin Faycal C., që prokuroria thotë se “është i përfshirë në një grup terrorist, në vrasje terroriste dhe tentativë për vrasje terroriste."

Deklarata nuk konfirmon nëse Faycal C. është personi i tretë që duket në videon e kamerave të sigurisë në aeroportin e Brukselit së bashku me dy persona të tjerë që hodhën veten në erë.

Mediat belge njoftojnë se një person i quajtur Faycal Cheffou është njeriu i dyshuar që ishte laguar nga aeroporti i Brukselit ditën e shpërthimeve.

XS
SM
MD
LG