Lidhje

Mot i keq në jug të Shqipërisë


Albania, land slide
Albania, land slide

Moti i keq ka rikthyer dëmet në infrastrukturën rrugore në jug të Shqipërisë duke vënë në vështirësi lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve në disa zona.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave në segmentin kombëtar që lidh Gjirokastrën me Tepelenën qarkullimi lejohet vetëm në njërin aks të rrugës.

Ky segment ka pësuar vitin e fundit disa dëmtime të cilat kërkojnë financime të mëdha për t`u riparuar. Si pasojë e motit të keq është dëmtuar edhe një segment i rrugës që lidh Gjirokastrën me Parkun Arkeologjik të Antigonesë dhe disa fshatra në këtë zonë.

Sipas autoriteteve vendore nevojiten financime nga fondi i emergjencave të qeverisë për ndërhyrjet riparuese.

Dëmet jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në banesa, gjatë kohëve të fundit, po paraqesin vështirësi për skemat e financimit.

Njësitë vendore kanë fonde të vogla për të përballuar këto dëme, ndërsa mungojnë financimet e qeverisë.

XS
SM
MD
LG