Në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga u bëri thirrje partive politike që nëpërmjet dialogut politik të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar për shkak të mospajtimeve rreth marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Zonja Jahjaga ka rreth dy muaj deri në përfundim të mandatit, ndërsa sipas kushtetutës, presidenti i ri duhet të zgjidhet një muaj para përfundimit të atij mandati. Situata aktuale në vend mund të sfidojë edhe zgjedhjen e presidentit.