Një anije mallrash e paralizuar dhe e anuar po lëviz ngadalë drejt brigjeve franceze në Atlantik, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po përpiqen ta tërheqin me rimorkiator.
Kapiteni i anijes së përmbysur Modern Express dërgoi të martën një sinjal SOS dhe ekuipazhi prej 22 vetash u evakuua nga helikopterët spanjollë.
Autoriteti bregdetar i Francës tha se një ekip ekspertësh hipi në anije mbrëmë vonë, por deti i trazuar i ka vështirësuar përpjekjet e rimorkimit. Autoritetet thanë se sot do të bëhet një përpjekje tjetër në qoftë se e lejojnë kushtet e motit dhe të detit.
Express Modern ka në depot e saj 3600 ton lëndë druri.
Autoritetet franceze thanë se nuk kishte asnjë shenjë se në anije mund të kishte hyrë ujë apo se kishte rrjedhur karburant. Shkaku i përmbysjes edne nuk është i qartë.