Rusia ofroi për t’u bërë ndërmjetëse mes të Iranit dhe Arabisë Saudite pas ekzekutimit nga Riadi të klerikut të njohur shiit Nimr el-Nimr.
Burimet diplomatike ruse citohen të ketë thënë se Moska është e gatshme për të ftuar në Rusi për bisedime ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite dhe Iranit.
Media të tjera të financuara nga shteti njoftuan se Rusia mund të luajë një rol të rëndësishëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen, sepse ajo është i vetmi lojtar ndërkombëtar në rajon që shihet si i paanshëm nga Teherani.
Por Nikolay Kozhanov, i qendrës Carnegie në Moskë, thotë se marrëdhëniet e ngushta të Rusisë me Iranin mbeten një problem për Arabinë Saudite dhe aleatët e saj në rajon.