Përfaqësues të operatorëve turistikë të Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët u takuan në Shkodër, u shprehën se rajoni ka mundësim më të mëdha bashkëpunimi në fushën e turizmit gjithëvjetor dhe se qeveritë nevojitet të lehtësojnë më tej procedurat e kalimit kufitar dhe t’i kushtojnë më tepër vemendje promovimit të vlerave turistike.