Nxënës të një shkolle të mesme në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, u përfshinë të martën në një punëtori për të diskutuar faktorët kryesorë që çojnë në radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm. Veprimtaria ishte pjesë e një projekti për ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth sfidës së pengimit të ekstremizmit te dhunshëm dhe përfshirjes në luftërat në Lindjen e Mesme, një dukuri me të cilën vendi është përballur që nga fillimi i konfliktit në Siri. Korrespondenti ynë, Besim Abazi, ishte në Vushtrri dhe na dërgoi këtë kronikë.