Banorë të pesë njësive vendore në Qarqet Shkodër dhe Lezhë kanë krijuar shoqatën “Ndërkomunale Zadrima” me synim, menaxhimin e mbeturinave në territorin ku jetojnë rreth 60 mijë banorë. “Ndërkomunale Zadrima” mbështetet nga shoqata italiane “COSPE”, e cila po punon edhe për përhapjen e kësaj përvoje në njësitë e reja administrative në Shqipëri.