Ambasada e Britanisë u rihap sot në Teheran, gati katër vjetë pas një sulmi nga protestuesit që vërshuan në ndërtesë.
Sekretari i jashtëm britanik Philip Hammond ishte në Teheran në ceremoninë që shënoi hapjen zyrtare të ambasadës.
Zoti Hammond tha se lidhjet diplomatike me Iranin u përmirësuan fillimisht dy vjet më pare me zgjedhjen e presidentit moderator iranian, Hassan Rouhani.