Izraeli iu kundërpërgjigj me masa të tjera ekstremistëve hebrenj duke arrestuar persona të dyshuar në vendbanimet e Bregut Perëndimor dhe duke vendosur dy radikalë të njohur në një lloj paraburgimi që lejon mbajtjen e tyre pa akuza për një periudhë gjashtë mujore.
Policia tha se bastisjet kishin lidhje me ngjarjet e fundit në Bregun Perëndimor, por nuk bëri të ditur se sa persona të dyshuar kishte ndaluar.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes tha Meir Ettinger, i nipi i rabinit të djathtë Meir Kahane, dhe Eviatar Slonim, ishin vendosur në gjendje arresti administrativ pasi dyshohen se janë përfshirë në aktivitetet e grupeve ekstremiste. Ata u arrestuan javën e kaluar.
Ministri i Mbrojtjes Moshe Yaalon nënshkroi një urdhër me të cilin, të martën e kaluar, një ekstremist i tretë u vu në paraburgim administrativ.
Goditja ndaj ekstremistëve pason një sulm me bomba zjarri në Bregun Perëndimor më 31 korrik, nga i cili u vra një palestinez 18-muajsh dhe babai i tij dhe u plagosën nëna bashkë me vëllanë e tij.