Lidhje

Gjendja me emigrantët e Lindjes së Mesme në Maqedoni


Imigrantet e Lindjes se Mesme ne Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:02 0:00
Emigrantët e vendeve të Lindjes së Mesme janë larguar nga qendra për strehim në Shkup, ku i ishin nënshtruar kushteve të mjerueshme. Ndërkohë, ata vazhdojnë ta përdorin Maqedoninë si vend – transit për të kaluar në shtetet e Evropës perëndimore. Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti i tha Zërit të Amerikës se zyra e tij nuk ka mundur të regjistrojë tortura fizike ndaj emigrantëve, siç njoftonin mjetet e informimit, por pohoi se emigrantë mbaheshin me vite të tëra kundër vullnetit të tyre dhe në kundërshti me dispozitat ligjore.
Imigrantet e Lindjes se Mesme ne Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:02 0:00
Në qendrën për pranim të të huajve nuk ka asnjë person të ndaluar.
Pas këmbënguljeve të shumta të Avokatit të popullit, ministria e Punëve të Brendshme e ka informuar këtë institucion se do ta zhvendosë qendrën për pranimin e të huajve dhe azil-kërkuesve.
Për momentin, në qendrën e Gazi Babës në Shkup nuk ka asnjë person. Vetëm pak ditë më parë, aty kishte disa qindra refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme që ndanin një hapsirë tepër të vogël, ndërsa pati njoftime se mbaheshin aty kundër vullnetit të tyre, në kushte në mos më keq se të burgut.
Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti thotë se zyra e tij ka alarmuar vite më parë për gjendjen dhe mënyrën e funksionimit të sistemit për pranimin e të huajve, të cilët në mënyrë ilegale hyjnë në Maqedoni.
-“Që nga viti 2012 kam alarmuar për sistemin e dobët të legjislacionit të Maqedonisë, kapacitetet e vogla dhe që nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme si dhe problemet me menaxhimin profesional të atyre qendrave. Për fat të keq, pushteti nuk ndërmerrte masa për të menaxhuar situatat më mirë dhe për të përmirësuar legjislacionin”.
Zoti Mehmeti thotë se kjo kategori e të huajve duhet të ndihmohet dhe të trajtohet mirë, ndërkohë që lë të kuptohet se zyra e tij nuk ka pasur mundësi të evidentojë ndonjë rast të keqtrajtimit fizik.
-“Por nga vizitat që kemi bërë, kemi konstatuar kushte të vështira të cilat në bazë të standardeve të pranuara edhe nga Republika e Maqedonisë, trajtohen si torturë apo si mundim i tyre. Raste indivuadale dhe kërkesa individuale nuk kemi pasur edhepse nga vizitat, janë ankuar gojarisht në gjëra të tilla, por nuk na kanë lejuar që të adresojmë procedura apo t’i trajtojmë procedurat e veçanta. Kurse, sa i prëket rasteve të keqtrajtimit nga ana e policisë gjatë rrugës derisa kanë mbërritur në qendrat e strehimit, ne nuk kemi trajtuar raste individuale”.
Ombudsmani Mehmeti thotë se u desh një fluks i madh refugjatësh që të befasonte autoritetet maqedonase, në mënyrë që ato të ndërmerrnin masa ligjore.
Për ligjin e ri, ai thotë se në aspektin formal ka vendosur një rend, dhe nga fakti që në qendrën për pranim nuk ka asnjë person të ndalur me dhunë, tregon se ligji funksionoi:
Maqedonia ka dhe do të ketë probleme edhe në të ardhmen për shkak se nuk mjafton vetëm ndryshimi i ligjit për azil. Ka nevojë që sistemi në përgjithësi të rregullohet dhe të përmirësohen kapacitetet. Kur kemi të bëjmë me flukse të tilla të mëdha që vijnë nga vendet e krizës gjithsesi shoqëria, Republika e Maqedonisë duhet të jetë shumë më tepër e përgatitur. Bashkëpunimi rajonal në mes Maqedonisë, Greqisë, Serbisë etj. duhet të jetë shumë më i ngjeshur, me qëllim që ata persona të cilët kërkojnë ndihmë të trajtohen në mënyrë humane dhe të ndihmohen”.
Zoti Memeti thotë se bashkëpunimi me organet e rendit për sa i përket kësaj çështjeje nuk ka qenë në nivel të duhur, ndërsa thekson raste kur persona mbaheshin në qendër edhe me vite të tëra me arsyetimin se janë dëshmitarë në procese gjyqsore kundër qytetarëve të Maqedonisë.
Zyra e Avokatit të popullit ka konstatuar mungesën e dokumentacionit dhe komunikimit në bazë të procedurave të organeve përkatëse me refugjatët:
-“Kishte raste kur prokurori përmes telefonit informonte drejtorin e qendrës se mund të lëshojë një grup të caktuar... pra një komunikim shumë i dobët dhe jo në nivel në mes institucioneve që ne publikisht e kemi kritikuar”.
Ndërkohë, refugjatët nga Lindja e Mesme vazhdojnë të kalojnë nëpër Maqedoni drejt Serbisë në kërkim të një jete më të mirë në vendet e Evropës perëndimore.
XS
SM
MD
LG