Lidhje

Beteja për lumin Vjosa


Ambjentalistët po kërkojnë shpalljen e një parku kombëtar përgjatë luginës së Lumit Vjosa me synimin për të penguar planet për projekte hidroenergjetike mbi lum. Ata kanë tani mbështetjen edhe të banorëve lokalë. Por, siç mësojmë nga reportazhi në vazhdim, beteja për mbrojtjen e Vjosës nuk mbaron me kaq.

Vjosa
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Nevojat energjetike në rritje në Shqipëri si dhe në Ballkan kanë sjellë një vërshim interesimi si nga firma shqiptare, ashtu edhe ato të huaja për objekte hidroenergjetike, 38 prej të cilave mbi lumin Vjosë ose degët që e ushqejnë atë.

Shoqata gjermane River Watch po jep ndihmesën e saj për ta kthyer luginën e Vjosës në park kombëtar. Ata kanë filluar një fushatë me parullën: “Të shpëtojmë zemrën e kaltërt të Evropës, lumejtë e Ballkanit”. Fushata përqëndrohet në një zonë që shtrihet nga Sllovenia e deri në Shqipëri ku janë planifikuar të ndërtohen mbi 570 hidrocentrale.

Shefi ekzekutiv i shoqatës, Ulrich Eichelman thotë se Vjosa ofron jo vetëm një mjedis të paprekur natyror, por edhe bukuri të rrallë:

“Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë dhe pashë Vjosën mbeta i shtangur, pasi nuk mendoja se kishin mbetur lumej të tillë në Evropë”.

Vjosa e ka burimin në Greqi ku njihet me emrin Aoos. Lumi ka një gjatësi prej 270 kilometrash, ku përshkon Greqinë veriore dhe Shqipërinë e jugut e derdhet në Adriatik, duke shpalosur bukuri të shumta natyrore.

“Sistemi i lumit Vjosa është unik në Evropë. Nuk gjendet kund tjetër. Në fund të fundit ku lum është një dhuratë e Shqipërisë për globin, për Evropën; këtë pasuri e kemi këtu”.

Fakti që ky është lumi i fundit i paprekur nga njeriu në Evropë do ta bënte Vjosën një tërheqje për turizmin. Shqipëria ka zhvilluar me sukses turizmin natyror në veri të Shqipërisë, një zonë që prezanton bukurinë e paprekur alpine.

Autoritetet qeveritare në Shqipëri premtojnë se projektet do të zbatohen me të gjitha parametrat mbrojtëse. Por, siç thotë Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, projektet hidroenergjetike nuk do të pezullohen:

Zoti Eichelman thotë se projektet e kompanive nga vende të pasura evropiane nuk janë gjë tjetër veçse grabitje e pasurive natyrore. Shoqata River Watch ka tërhequr pas vetes në betejën e saj edhe banorët lokalë, të cilët kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të digës.

Por realiteti është se Shqipëria përmbush 35-40% të nevojave të saj energjetike përmes importit. Zhvillimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë mbetet një ndër përparësitë kryesore për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe industrial të vendit.

XS
SM
MD
LG