Lidhje

Kosovë, debati mbi gjykatën për krime lufte


Debati mbi gjykatën e posaçme për krime lufte
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Në Kosovë opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Isa Mustafa për siç thuhet, përgjegjësinë kushtetuese të qeverisë lidhur me themelimin e Gjykatës së posaçme për krime lufte. Seanca që pritej të mbahej këtë jave është shtyrë meqë kryesia e Parlamentit nuk pati kuorumin e mjaftueshëm për të marrë vendime. Gjykata e posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte pritet të ngrihet pas ndryshimeve kushtetuese që aktualisht janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Debati mbi gjykatën e posaçme për krime lufte
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Kryesia e Parlamentit të Kosovës në mungesë të kuorumit, dështoi të caktojë seancën e radhës në të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të paraqitej në Interpelancë për përgjegjësinë kushtetuese të qeverisë lidhur me themelimin e Gjykatës së posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Kërkesa për interpelancë është shtruar nga Grupi Parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, që është partia më e madhe opozitare në vend.

Tashmë kryesia e parlamentit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese propozimet për amendamentet kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme, një përpjekje kjo e autoriteteve për t’u siguruar se ato janë në përputhje me frymën kushtetuese të vendit.

Në prill të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës me 89 vota për e 22 kundër miratoi themelimin e gjykatës së posaçme, ndërsa tani po përgatitet infrastruktura kushtetuese e ligjore për funksionimin e saj.

Sivjet, opozita ka paralajmëruar votimin kundër ngritjes se kësaj gjykate të cilën e vlerëson edhe si cenuese të sistemit të drejtësisë në Kosovë por edhe sovranitetit të saj. Gjykata pritet të vendoset në Holandë, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje për këtë çështje dhe ajo do të drejtohet nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë. Nënkryetari i parlamentit Xhavit Haliti tha se pritet që negociatat me Holandën të bëhen nga Bashkimi Evropian.

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kosovë dhe të atij statuti që duhet ta ketë Gjykata, më pastaj, Brukseli merret vesh me Holandën dhe jo Kuvendi i Kosovës. Kështu besoj që do të jetë dhe nuk kam dëgjuar që ka ndonjë bisedë ndërmjet Kosovës dhe Holandës sa i përket kësaj çështjeje", tha zoti Haliti.

Ndërsa ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha të martën se është parlamenti holandez ai që merr vendimin nëse Gjykata do të jetë në vendin e tij, por pikë së pari është parlamenti i Kosovës ai që duhet të marrë vendimet për ngritjen e gjykatës. Ai tha se dështimi për ta bërë këtë do të ishte i dëmshëm për Kosovën, sepse çështja do të shkonte në Kombet e Bashkuara.

Tek Gjykatat e Kombeve të Bashkuara, vendet që nuk janë mike të vendit tuaj kanë shumë ndikim, prandaj dhe është hedhur ideja për ta themeluar gjykatën e cila realisht do të jetë nën Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit”, tha ambasadori holandez.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Ish shefi i Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për këtë çështje prokurori amerikan Clint Williamson, në fund të muajit korrik të vitit 2014, tha se zyrtarë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përballen me akuza për krime kundër njerëzimit.

Në pritje të hapave të mëtejmë, mediet në Kosovë shkruajnë për mundësinë që në muajin maj të ketë edhe arrestime të atyre që mund të trajtohen në këtë gjykatë.

Zëdhënësi i Grupit hetues të BE-së, Joao Sousa i tha Zërit të Amerikës se në një kohë kur po vazhdojnë hetimet është e “papërshtatshme që të spekulojmë për thashethemet”. Në një përgjigje me shkrim ai tha se grupi mbetet i përkushtuar për vazhdimin e hetimeve në mënyrë të pavarur e të paanshme.

Ne do të ngremë akuza atëherë kur një mekanizëm i përshtatshëm juridik do të ngrihet në pajtim me përkushtimin e tashmë të shprehur nga Parlamenti i Kosovës”, tha ai.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

XS
SM
MD
LG