Aktivistë të opozitës në Rusi thonë se do të publikojnë dokumentet e grumbulluara nga udhëheqësi i opozitës Boris Nemtsov, para vrasjes së tij më 27 shkurt, që kanë si qëllim të tregojnë rolin e drejtpërdrejtë të Rusisë në Ukrainë.
Aktivisti Ilya Yashin, një aleat i afërt i Nemtsovit, i tha gazetës britanike
“The Times”, se të dhënat që ai kishte janë mbrojtur dhe nuk kanë humbur kur policia mori komjuterin e Nemtsovit si pjesë e hetimeve për vrasjen e tij.
Boris Nemtsov ishte një kritik i hapur i presidentit rus Vladimir Putin. Ai u vra javën e kaluar i qëlluar katër herë pas shpine, vetëm disa hapa larg Kremlinit.
Ai kishte në plan të udhëhiqte protestat e opozitës në Moskë të dielën. Në fakt, po atë ditë mijëra përkrahës të tij morën pjesë në funeralin e tij.
Deri tani nuk ka njoftime për arrestime lidhur me vrasjen e Nemtsovit, ndërkohë që zoti Putin ka premtuar se do të gjendet vrasësi.