Në Kosovë, sot filloi shërbimin e tij grupi i parë i vullnetarëve të Korpusit të paqes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vullnetarët e këtij korpusi, që është themeluar më 1961 nga presidenti John Kennedy, do të punojnë për dy vjet me radhë kryesisht në mësimin e gjuhës angleze nëpër shkollat e mesme në Kosovë. Fillimi i shërbimit të vullnetarëve të këtij korpusi është vlerësuar si një hap drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.