Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 14 gusht?


Macbeths
Macbeths

1040 – Makbeth vret mbretin Dunkan të Skocisë dhe hypën në fron. Pas 560 vjetësh, Uilliam Shekspiri e dramatizoi këtë ngjarje duke shkruar tragjedinë e tij më të errët dhe më të shkurtër, plot efekte psikologjike kur e keqja zgjidhet si udhë për të përmbushur ambicjet për pushtet.

1880 - Gjermani; Përfundon ndërtimi i katedrales së Kelnit; katetralja gotike më e madhja në Evropën veriore - punimet zgjatën 632 vjet.

1893 - Franca bëhet vendi i parë që fillon të regjistrojë automjetet.

1916 - Rumania i shpall luftë Austro-Hungarisë, duke u bashkuar me Antantën në Luftën e Parë Botërore

1935 - SHBA: Presidenti Franklin Roozevelt nënshkruan në ligj aktin e sigurimeve shoqërore, duke krijuar një sistem pensionesh.

1936 – Për herë të parë; një lojë basketbolli - në olimpiadën e Berlinit.

1941 - SHBA - Britani; Lufta e Dytë Botërore: Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt nënshkruajnë Kartën e Atlantikut duke deklaruar qëllimet e pasluftës.

1945 - Presidenti amerikan Harry S Truman njofton se Japonia iu dorëzua aleatëve të Luftës së Dytë Botërore. Mijëra amerikanë dolën nëpër rrugë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të festuar V-J (Fitore ndaj Japonisë). Ratifikimi zyrtar i dorëzimit u bë më 2 shtator në Gjirin e Tokios, në bordin e luftëanijes Missouri.

1974 - Fillon pushtimi i dytë turk i Qipros; deri 200,000 qipriotë grekë bëhen refugjatë. 6000 u vranë, 1,619 humbën.

1994 – Policia franceze kap terroristin marksist Iliç Ramirez Sanchez (nga Venezuela) i njohur si "Carlos Çakalli"- ai u dënua për dhjetra vrasje e grabitje, ndodhet në Francë në burgimin e përjetshëm. Në një fjalim të vitit 2009, presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e vlerësoi Karlo Çakallin (bashkëatdhetarin e vet), duke thënë se ai ishte dënuar në mënyrë të padrejtë dhe nuk ishte terrorist, por "luftëtar revolucionar".

Mendim i ditës
"Dikush mund të buzëqeshë, dhe të jetë djall."
William Shekspir

XS
SM
MD
LG