Të dielën më tetë qershor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth 30 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zëri Amerikës është duke zhvilluar një seri intervistash me udhëheqësit e disa prej partive politike. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se synimi partisë së tij është zhvillimi ekonomik dhe vendosja e sundimit të ligjit që do t’i jepte fund uzurpimit të shtetit.
Zëri i Amerikës: Zoti Mustafa, vetëm edhe pak ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Çfarë prisni nga këto zgjedhje?
Isa Mustafa: Po ne presim që do të jenë zgjedhje tepër të rëndësishme për vendin. Zgjedhje në të cilat do të bëhen ndryshime që ne i presim të bëhen edhe sa i përket qeverisjes së ardhshme edhe sa i përket mënyrës së qeverisjes dhe problemet me të cilat do të merret qeveria e ardhshme e vendit që kryesisht do të fokusohet në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Unë sa i përket LDK-së, pres fitore të Lidhjes Demokratike në këto zgjedhje. Mirëpo, po ashtu pres që edhe ne të marrim përgjegjësinë e plotë për t’u ballafaquar me problemet, sidomos ato të zhvillimit ekonomik, me problemet e papunësisë, uljes së varfërisë, me reformat që do t’i bëjmë në fushën e arsimit në të gjitha nivelet, në shëndetësi dhe sidomos në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, si parakushte themelore që ne të plotësojmë kushtet e integrimeve në Bashkimin Evropian dhe standardet evropiane që kërkohen prej nesh.
Zëri i Amerikës: Edhe subjektet tjera politike kanë zotimet e tyre, por pse votuesi të zgjedh pikërisht LDK-në?
Isa Mustafa: Po unë mendoj se LDK është një parti që ka treguar përkushtimin e saj për demokraci në këtë vend dhe për ndryshime në këtë vend. Është partia e parë e cila i ka hyrë tranzicionit para 24 vitesh në Kosovë. Është parti e cila është shquar me pikëpamje institucionale, me respektim të ligjit, me respektim të kritereve të demokracisë. Kemi tani një listë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që është shumë e mirë edhe në pikëpamje profesionale edhe në pikëpamje etike edhe në pikëpamje të përgjegjësisë së tyre që do ta kenë nesër para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kemi edhe zotimin dhe politikat e LDK-së që të kemi një kabinet qeveritar prej njerëzve kryesisht të ri që do të jenë të aftë, të përgatitur e të shkolluar mirë dhe të gatshëm për t’u ballafaquar me sfida, por edhe të përkushtuar që të realizojnë programin e LDK-së, program në të cilin ne kryesisht jemi zotuar për demokraci në këtë vend, për zhvillim ekonomik dhe për integrime si tre prej synimeve themelore të cilat dëshirojmë që t’i arrijmë në katërvjeçarin e ardhshëm dhe të vazhdojmë pastaj t’i thellojmë edhe në periudhën e ardhshme kohore. Ne jemi zotuar se do të respektojmë ligjin me përpikëri dhe se do të krijojmë kushte që shteti të funksionojë normalisht dhe që të tejkalojmë problemet e uzurpimit të shtetit me të cilat jemi ballafaquar deri më tani.
Zëri i Amerikës: Zoti Mustafa vetëm pak muaj më parë LDK e humbi kryeqytetin. Sa e keni rimarrë veten nga kjo humbje dhe si mund të pasqyrohet ajo?
Isa Mustafa: Unë mendoj që e kemi rimarrë dhe mendoj se kjo na ka shërbyer edhe për së miri, sepse vet fakti që ne kemi qeverisur me Prishtinën për një periudhë shumë të gjatë kohore, ka ndikuar që ne të vazhdojmë me punët dhe të bëjmë mjaft punë për Prishtinën, por nuk kemi bërë punë partiake sa duhet, nuk kemi bërë punë me anëtarësinë, me qytetarët, sepse kemi konsideruar se e kemi përkrahjen e tyre. Fakti që ne kemi humbur, nuk kemi humbur nga Vetëvendosja, por kemi humbur nga një koalicion i të gjitha subjekteve politike në raundin e dytë, sepse unë kisha 43 për qind të votave karshi 57 sa kishin edhe tetë kandidatë tjerë që ishin në garë me mua. Mirëpo, ligji është ligj, rregullat janë rregulla dhe unë e pranoj këtë. Por, kjo na ka ndihmuar që ne tash të punojmë shumë në degët tona të LDK-së në qytet, janë aktivizuar shume dhe unë s’po i njoh ato në pikëpamje të aktivitetit tani në krahasim me atë se si e kemi pasur para zgjedhjeve lokale.
Zëri i Amerikës: Më herët e përmendët luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si mendoni ta çoni përpara këtë luftë?
Isa Mustafa: Po në parim unë jam përcaktuar për atë që të eliminojmë totalisht ndërhyrjen e politikës në drejtësi, të sigurojmë pavarësinë e plotë të legjislativit, përkatësisht të punës së kuvendit, të sigurojmë punën me ligj të qeverisë dhe qeveria të mos ndërhyjë në gjyqësorin dhe një pavarësi të plotë të gjyqësorit. Po ashtu, të rregullojmë edhe disa fusha të caktuara, sidomos fushën e prokurimit publik te e cila fushë kemi pasur më shumë probleme të abuzimit me pronën publike, përkatësisht paranë publike, në mënyrë që të gjitha procedurat të jenë elektronike dhe nëpërmjet tyre ne kemi llogaritur që do të kursejmë së paku 100 milion euro vetëm në procedura, por do të kursehen edhe shumë më tepër, sepse do të eliminohen të gjitha mundësitë e marrëveshjeve ndërmjet, të themi, partnerëve të ndryshëm publik dhe privat gjatë tenderimit dhe realizimit të tenderëve. Kemi planifikuar po ashtu që të thellojmë procedurat e mbikëqyrjes dhe të transparencës së shfrytëzimit të parasë publike, të bëjmë kursime shumë të mëdha edhe sa i përket qeverisë në mënyrë që të mos shpenzojmë shumë për aparatin e madh qeveritar dhe të mos shpenzojmë shumë për nevojat, të themi, të shërbimeve të ndryshme që punojnë në sektorin qeveritar. Mendoj se me këtë do të arrijmë që të kemi një kontroll, një transparencë shumë më të madhe, por përmes pavarësisë së tre shtyllave të pushtetit do të arrihet që më mos të kemi probleme dhe të mos kemi ndërhyrje. Unë mendoj se eliminimi i ndërhyrjeve politike në drejtësi është parakushti themelor që drejtësia ta luajë rolin e vet ashtu si duhet.
Zëri i Amerikës: LDK për një kohë të gjatë ishte në pushtet. Përse krejt këto synime që ju i përmendni nuk janë përmbushur gjatë këtyre viteve?
Isa Mustafa: Në disa është punuar, mirëpo ne kemi kaluar edhe ashtu faza në të cilat as LDK, por as subjektet tjera politike në Kosovë nuk e kanë pasur mundësinë e ndikimit të tyre të plotë, sepse në një periudhë Kosova është administruar nga UNMIK-u. Ne kemi pasur një rol të kufizuar qeverisës. Mund të them se edhe ne nuk jemi prej atyre që s’kemi gabuar edhe LDK-ja gjatë disa fazave të qeverisjes. Gabimi themelor ka qenë që LDK-ja i ka fituar shumicën e vendeve në parlament, mirëpo, LDK-ja nuk ka qeverisë kurrë dhe nuk e ka pasur kryeministrin kurrë, kështu që ajo në një formë edhe është vlerësuar nga anëtarësia si sjellje jo e mirë e LDK-së dhe si mungesë e guximit për të marrë përgjegjësinë karshi votës që e kemi marrë nga qytetarët. Dhe të gjitha këto lëshime dhe këto gabime që ne i kemi pasur në të kaluarën i kemi marrë parasysh, i kemi studiuar dhe kemi mësuar nga ato në mënyrë që të mos i përsërisim dhe në mënyrë që të shohim se cilat duhet të jenë fokusimet tona themelore për të përmbushur detyrimet e qeverisë ndaj qytetarit në rend të parë.
Zëri i Amerikës: Ju keni mbështetur proceset siç janë bisedimet duke qenë në opozitë. Çfarë do të jetë qasja juaj ndaj këtij procesi nëse bëheni kryeministër sikundër pretendoni?
Isa Mustafa: Procesi do të vazhdojë edhe më tutje. Unë do të pranoj që të vazhdojë me dialogun me Serbinë. Por, do të kërkoj po ashtu që dialogu të kornizohet qartë, të shihet se cilat do të jenë çështjet të cilat ne duhet t’i dialogojmë për një periudhë të caktuar kohore me Serbinë, cili është afati i dialogut në mënyrë që të mos shpenzojmë shumë kohë, sepse kemi probleme të brendshme në të cilat do të përqendrohemi, siç është problemi i zhvillimit ekonomik dhe papunësisë si probleme shumë të mëdha sociale nga të cilat do të varet edhe stabiliteti dhe ardhmëria jonë. Po ashtu do të kërkoj që të marrim garanci të forta edhe nga BE-ja por edhe nga SHBA, si shtet i cili gjithmonë na ka përkrahur, që ka qenë krah nesh edhe ka kërkuar përgjegjësi nga ne që t’i kalojmë këto procese, që të garantojnë lidhur me implementimin e marrëveshjeve të cilat ne i arrijmë me Serbinë.
Zëri i Amerikës: Thatë se do t’u ktheheni problemeve të brendshme dhe unë po u kthehem problemeve të brendshme. Nëse arrini të bëheni kryeministër siç edhe synoni, me kë jeni të gatshëm të bashkëqeverisni?
Isa Mustafa: Jemi të gatshëm me shumicën e subjekteve politike, por jo me Partinë Demokratike, sepse konsiderojmë se ne duhet ta bëjmë një prerje këtu, që PDK të kalojë në opozitë. Ne duhet të bëjmë ndryshime sa i përket kursit të qeverisjes, sidomos sa i përket shtetit ligjor dhe sa i përket menaxhimit të kompanive publike, sepse ka pasur shumë ndërhyrje të kësaj qeverie dhe ka pasur një ngulfatje të shtetit, thua se shteti është pronë e një grupacioni ose një njeriu. Do të bëjmë, në qoftë se është e mundur edhe më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës edhe me AKR-në edhe me Nismën edhe me subjekte të tjera, edhe me partitë e komuniteteve edhe ato do t’i kyçim dhe do t’u ofrojmë hapësirë edhe në qeverisje edhe në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet vitale të Kosovës. Unë mendoj se do të krijojmë një diversifikim edhe të interesave edhe të pjesëmarrjes që do të mundësonte që në mënyrën më të drejtë t’i trajtojmë problemet me një opozitë të mirë dhe po ashtu me një pozitëj e cila kishte me qenë me shumicë të votave në kuvend.