Lidhje

Sëmundja e kancerit në Shqipëri


Në Shqipëri sëmundja e kancerit prek cdo vit një numër gjithnjë e në rritje qytetarësh. Autoritet flasin për një shifër prej 3500 deri 4000 mijë rastesh.

Kjo sëmundje shfaqet në të gjitha format, por më të përhapura duket se janë ato të kancerit të mushkërive, zorrëve, të qafës së mitrës, dhe gjirit apo dhe të prostatës Në Shqipëri problem mbetet diagnostikimi i vonshëm i sëmundjes.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha sot se do të ndërhyhet për masa më të forta në ligjin antiduhan, një nga shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje vecanerisht ne mushkeri, ndërkohë që premtoi edhe përmirësimin e ligjit per kujdesin paliativ, qe parashikon trajtimin e të sëmurëve që janë në fazën e fundit të jetës.

Të prekurit me kancer trajtohen në spitalin Onkologjik në qendrën spitalore Nënë tereza në Tiranë, drejtoresha e së cilës tha sot se për këtë vit janë rritur ndjeshëm fondet për medikamente dhe kite mjekësore.
XS
SM
MD
LG