1098 – Kryqëzata e parë: Masakra e Ma'arrat al- Numan (në Sirinë e sotme) - kryqtarët kalojnë muret e qytetit dhe masakrojnë rreth 8 mijë banorë. Pa gjetur ushqim të mjaftueshëm, ata mbështeten në kanibalizëm.
1787 - Pensilvania bëhet shteti i dytë që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, pesë ditë pas shtetit të parë, Delaware.
1911 - Britanikët vendosin që kryeqyteti i Indisë të transferohet nga Kalkuta në Delhi; një komision tre anëtarësh u formua për të planifikuar ndërtimin e qendrës së re administrative, e cila u bë gati pjesërisht në vitin 1912. Një qytet i ri (New Delhi), u ndërtua në jug të qytetit të vjetër gjatë viteve 1920, dhe ndërtimet përfunduan plotësisht në vitin 1931. Kur britanikët ikën nga India, në vitin 1947, Nju Delhi u bë kryeqyteti i vendit dhe selia e qeverisë indiane.
1915 - Në Hoboken, New Jersey, lindi Frank Sinatra, fëmija i vetëm i emigrantëve italianë Natalie dhe Antonino Sinatra. Fëmijëria e tij përkoi me periudhën e Krizës së madhe ekonomike; Sinatra la shkollën e mesme ose u përjashtua për shkelje disipline (vetëm 1 muaj para diplomimit); punoi si shitës gazetash; më pas si punëtor porti; pësoi edhe ndonje arrestim për kundërvajtje ligjore; është përfolur për shumë gjëra, përfshi lidhjet me mafian; por muzika ishte interesi i tij kryesor; Sinatra filloi të kënduarit në moshën 8 vjeçare, duke qëndruar në hyrje të bareve dhe klubeve të natës në Hoboken; filloi të kënduarit në mënyrë profesionale kur ishte adoleshent. Thonë se Sinatra e kishte mësuar muzikën me të dëgjuar (kishte vesh për muzikë); ai nuk i njihte notat; kurrë nuk mësoi të lexonte partiturat; Sinatra shkroi, kompozoi, e regjistroi rreth 1 mijë e 500 këngë. Megjithatë, karriera e tij është e pashembullt, e gjatë, e gjithëanëshme, e sukseshme, edhe në kinematografi, ku arriti thuajse të njëjtën shkallë suksesi me atë në muzikë. Edhe pse konsiderohet hero në qytetin e tij, Hoboken, Frank Sinatra rrallë e vizitoi atë. Thuhet se në vitin 1948, ai shkoi në Hoboken por nuk u prit mirë, dhe u betua se kurrë nuk do të kthehej; në fakt nuk u kthye deri në vitin 1984, kur shkoi me presidentin Ronald Reagan (atëhere në fushatë për rizgjedhje në Shtëpinë e Bardhë). Në vitin 1995, për të shënuar 80 vjetorin e ditëlindjes ndërtesa Empire State u vesh me drita blu; në Shrine Auditorium në Los Anxheles u zhvillua simpoziumi Sinatra: 80 Years My Way”; në fund të programit Sinatra këndoi për herë të fundit "New York, New York". Kjo ishte edhe shfaqja e fundit televizive e tij. Sinatra vdiq më 14 maj 1998 ne West Hollywood, Kalifornia
1939 – Vdiq Nikolla "Kol" Idromeno - lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër - artist; piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant, kompozitor këngësh popullore, operatori i parë i filmave dokumentarë në Shqipëri, që më 1912. Thuhet se familja e tij ishte nga më të njohurat e Pargës në Çamëri. I ati, Arsen Idromeno, kishte ardhur në Shkoder nga ishulli Hidro i banuar nga arbëreshët e Greqisë. Kola filloi të pikturonte që kur ishte fëmijë; mësime për vizatim i mori duke qëndruar pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili e ndihmoi Kolën për të ndjekur studime për pikturë në Venecia. Por, i pa mësuar me disiplinën në shkollë, pas 6 muajsh, Kola braktis mësimet pas dhe filon të punojë pranë piktorëve dhe artistëve vendas. Kur kthehet në Shkodër. 1871, ai realizon pikturat e para; një prej të cilave "12 luftëtarët e Pargës në lundër" në përkujtim të largimit të paraardhësve nga Parga drejt Himarës. Në vitin 1883, Idromeno realizon veprën "Motra Tone", portreti i parë psikologjik i pikturës realiste të periudhës së rilindjes shqiptare. Nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, pikturat e Idromenos u shfaqën në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare si në Budapest, Romë, Bari, Nju Jork etj. Piktura e fundit e Idromenos është "Plaku i Postrribës" (1939), ku ai shpreh gjendjen e vështirë ekonomike të fshatit shqiptar. Fusha të tjera ku Idromemo spikat janë skulptura dhe arkitektura - me rreth 60 ndërtime private e publike në Shkodër të projektuara prej tij.
1941 - Lufta e Dytë Botërore: Britania i shpall luftë Bullgarisë. Hungaria dhe Rumania i shpallin luftë Shteteve të Bashkuara. India i shpall luftë Japonisë, dhe Adolf Hitler shpall shfarosjen e hebrenjve, gjatë një takimi në Kancelari në Berlin.
1990 – Shqipëri - 5 ditë para se Kuvendi Popullor të shpallte lejimin e pluralizmit politik, një grup studentësh dhe intelekualësh krijojnë Partinë Demokratike për të luftuar për të drejtat e njeriut, pluralizmin politik, lirinë e fesë, lirinë e fjalës, dhe ekonominë tregut. Dokumenti nuk bënte thirrje për çrrënjosjen e komunizmit, por parathënia pëmendte reformat e demokratike të filluara nga Ramiz Alia. Gradualisht, Partia e parë opozitare pas 45 vjetësh diktature në vend, do të përfshihej nga një luftë e brendshme se kush do ta kryesonte; në garë ishin tre; Berisha, Pashko, Hajdari. Për të shmangur një shkatërrim të mundshëm të partisë së sapo formuar, disa propozuan një kompromis dhe më 9 shkurt, Aleksander Meksi u zgjodh kryetar i përkohëshëm i komitetit udhëheqës. Por Meksin nuk e donin as përkrahësit e Berishës dhe as të Pashkos, kështu që me 13 shkurt u zgjodh një komitet administrativ që u ngarkua me drejtim e partisë deri në zhvillimin e konferencës kombëtare, ku me votim të fshehtë kryetar u zgjodh Sali Berisha dhe Eduard Selami sekretar i komitetit administrativ.(eb) Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, Sali Berisha u tërhoq, duke i hapur rrugën zgjedhjes së kryetarit sipas parimit “një anëtar një votë”, ku Lulzim Basha fitoi ndaj kandidatit tjetër, Sokol Olldashi (1972 - 2013).
Mendim i ditës
“Nëse ke vetëm çekiç, çdo gjë të duket gozhdë.”
Abraham Maslow