Duket diçka e thjeshtë: fëmijët shkojnë në shkollë për të mësuar. Por siç mësuam vitin e kaluar nga sulmi taleban kundër aktivistes adoleshente, Malala Yousafzai, shkollimi është një e drejtë që nuk mund të konsiderohet si diçka që na takon.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka thenë se 57 milion fëmijë në gjithë botën nuk shkojnë në shkollë. Shumë prej tyre banojnë në zona konflikti dhe shumica janë vajza.
“Asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë jetën sepse shkon në shkollë. Askund mësuesit nuk duhet të kenë frikë të japin mësim dhe fëmijët të mësojnë”.
E drejta e arsimit, të drejtat e fëmijëve, eliminimi i dhunës kundër grave dhe zhdukja e varfërisë u hartuan për të gjithë njerëzit nga Deklarata e Vjenës. Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ivan Šimonović thotë se deklarata e vitit 1993 ishte një hap shumë i rëndësishëm.
“Ishte një ngjarrje që i vuri të drejtat e njeriut në krye të rendit të ditës së çështjeve globale”.
Por megjithë përparimet e bëra, lufta vazhdon, thotë Philippe Bolopion i organizatës Human Rights Watch.
“Në një ditë si kjo, është vështirë të mos mendosh rreth civilëve të bllokuar në Siri ose në Republikën e Afrikës Qendrore, të cilët mendojnë se janë braktisuar nga komuniteti ndërkombëtar. Dhe ata kanë të drejtë. Megjithë përparimin që kemi parë në OKB për t’u kushtuar rëndësi të drejtave të njeriut, ende përballemi me dështime dhe shpesh janë civilët që paguajnë një çmim të rëndë”.
Zoti Šimonović thotë se shkeljet e të drejtave të nejriut shpesh janë shenja e parë e konfliktit.
“Nëse veprojmë në kohë, ne mund të jemi në gjendje t’i parandalojmë ato. Sekretari i Përgjithshëm do të njoftojë që tani një plan të ri veprimi të quajtur ‘Para së gjithash të drejtat’, i cili i vë të drejtat e njeriut në qendër të parandalimit të konflikteve të reja”.
Qeveritë mbajnë përgjegjësi që të mbrojnë të drejtat e njeriut. Megjithatë në Siri dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, autoritetet janë mes atyre që akuzohen për krime. Philippe Bolopion i Human Rights Watch vizitoi kohët e fundit Republikën e Afrikës Qendrore. Ai thotë se takoi shumë njerëz, të afërmit e të cilëve ishin vrarë nga ish rebelët, tani në pushtet.
“Shumë shpesh vetë qeveritë janë përgjegjëse për abuzime tepër serioze kundër popullatës së tyre dhe kur kjo ndodh këto qeveri duhet të ndalen nga komuniteti ndërkombëtar”.
Me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Kombet e Bashkuara po nderojnë 5 persona për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mes tyre Hilmnijeta Apuk nga Mitrovica, veprimtare e organizatës joqeveritare “Njerëzit e vegjël të Kosovës”, një gazetar maroken dhe aktivistja adoleshente nga Pakistani, Malala Yousafzai.