Lidhje

Dhjetëra akuza për shkelje gjatë zgjedhjeve në Kosovë


Në Kosovë, autoritetet e drejtësisë thanë se kanë ngritur akuza kundër 25 personave nën dyshimet për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë raundit të parë të zgjedhjeve për pushtetin komunal që u mbajtën 3 nëntor. Ata paralajmëruan hapa për shmangien e shkeljeve në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të me një dhjetor në 25 komuna të vendit. Konkurrenca duket më e ashpër në qytetet me të mëdha të Kosovës përfshirë edhe komunat me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG