Papa Françesku po mban një takim të rëndësishëm mbi reformimin e Kishës Katolike.
Papa po mban konsultime tre ditore me tetë kardinalë që ai ka caktuar për ta këshilluar atë në rishikimin e administratës së Vatikanit dhe reformat e Kishës në mbarë botën.
Këshilli prej tetë anëtarësh është i përbërë nga kardinalë nga Amerika Latine, Afrika, Australia dhe Evropa.
Ndërsa bisedimet filluan sot, gazeta La Repubblica botoi një intervistë me Papën, në të cilën ai kritikoi atë që ai quajti natyrën “Vatikano-centrike” të administratës së kishës.
Papa tha se shumë paraardhës të tij kanë qenë “narcisistë, të pushtuar nga lajkat e atyre përreth.” Ai tha se shumë nga anëtarët e administratës së Vatikanit kujdesen vetëm për interesat e Vatikanit, duke neglizhuar, sipas fjalëve të tij, “botën rreth nesh.”