Në Kosovë, pjesëmarrja e gruas në drejtimin e bizneseve sillet në rreth dhjetë për qind, një shkallë ende e ultë, që kushtëzohet nga shume faktorë siç janë shkalla e pamjaftueshme e arsimimit, burimet e kufizuara financiare dhe paragjykimet. Përfaqësuese të organizatave humanitare thonë se infrastruktura ligjore në Kosovë është shumë e avancuar, por, zbatimi në praktikë lë hapësirë për diskriminimin e grave.