Lidhje

Nisma "Të Mbrojmë Mjedisin"


Një proverbë e indianëve të Amerikës thotë: “Ne nuk e trashëgojmë këtë tokë nga paraardhësit, por e marrin hua nga fëmijët tanë”. Kjo është filozofia mbi të cilën mbështetet nisma “Të Mbrojmë Mjedisin”. Programi, i përdorur në shkollat fillore në gjithë qytetin Manasas, të shtetit Virxhinia, u mëson fëmijëve të mbrojnë mjedisin përreth tyre. Ky program përfaqëson gjithashtu një prirje në gjithë Shtetet e Bashkuara për të rritur një brez të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Riciklimi është një pjesë e rëndësishme e nismës “Të Mbrojmë Mjedisin”.

Mike Moon, drejtor i sektorit publik të qytetit Manassas, thotë se objektivi është rritja e vetëdijes rreth riciklimit për ta mbajtur qytetit pastër.

“Kjo bëri që ne të paguanim dhe të vendosnim 550 kontenierë riciklimi në klasat e shkollave të qytetit, ndërkohë që japim edhe mësim rreth këtij aspekti, se edhe fëmijët mund të riciklojnë”.

Sandy Thompson bashkërendon nismën “Të Mbrojmë Mjedisin” në shkollat publike.

“Ne kryejnë projekte të ndryshme riciklimi dhe në shumë prej shkollave tona ne filluam projekte të ndryshme si për shembull grumbullimin e telefonëve cecularë për ushtarët. Ne grumbullojmë edhe qese plastike”.

Fëmijët mësojnë si të veprojnë.

“Kur e hedh diçka dhe nuk e riciklon, toka dhe mjedisi ynë bëhen më të pisët”.

Por nisma “Të Mbrojmë Mjedisin” nuk kufizohet vetëm tek riciklimi.

“Ne jemi angazhuar për kursimin e energjisë. Ne u mësojmë fëmijëve që të kursejnë burimet ujore dhe ato elektrike”.

Fëmijët mësojnë gjithashtu plehërimin dhe kopështimin.

“Shumë fëmijë nuk e njohin bujqësinë ngaqë nuk jetojnë në komunitete agrare, prandaj u mësojmë edhe këtë aspekt të jetës”.

“Këto praktika, që ne u mësojmë fëmijëve në shkollë, ata i praktikojnë në shtëpitë e tyre”.

“Është interesant fakti se si mbeturinat ushqimore, si lëkura e bananes ose mollës mund të kthehen në plehra”.

“Këtu ne kemi kontenierin e riciklimit dhe nëse kemi një gazetë, që nuk na duhet më, ose një shishe bosh, i hedhim këtu dhe personi përgjegjës për ricikilimin i nxjerr përjashta dhe i hedh në kontenierin e madh të shkollës”.
Ajo që Maria mëson në shkollë është bërë pjesë e jetës së përditshme të familjes, thotë nëna e saj, Suzanne Seaburg.

“Nëse ne bëjmë të njëjtën gjë në shtëpi, kjo ndihmon në përforcimin e asaj që fëmijët mësojnë në shkollë”.

Dhe pikërisht kjo është ideja.

“Nëse ne u mësojmë fëmijëve zakone të mira riciklimi në moshë fare të re, ata do t’i përdorin ato gjatë gjithë jetës”.
Nëpërmjet nismës “Të Mbrojmë Mjedisin”, këta fëmijë do të krijojnë zakone që ata shpresojnë se do të ruajë tokën dhe mjedisin.


XS
SM
MD
LG